Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për shkaktim të përgjithshëm

Lajme

Apeli lë në paraburgim të dyshuarit për shkaktim të përgjithshëm

Më: 6 maj 2019 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit, i ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve A.H. dhe Q.H

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 24 prill sipas të cilit kjo masë do t’u llogaritet deri me 22 maj mbetet në fuqi.

Të pandehurit në fjalë, po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ nga neni 356 par.5 lidhur më par.2, e lidhur më nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (kodi i ri).

Gjykata e Apelit, njësoj si gjykata e shkalles së parë, vlerëson se ka bazë të mjaftueshme ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve në fjalë, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat