Zorana Mihajloviq: Kosova nuk u mjaftua me taksën, tani kërkon Tribunal kundër krimeve serbe - Bota Sot
Zorana Mihajloviq: Kosova nuk u mjaftua me taksën, tani kërkon Tribunal kundër krimeve serbe

Lajme

Zorana Mihajloviq: Kosova nuk u mjaftua me taksën, tani kërkon Tribunal kundër krimeve serbe

Më: 6 maj 2019 Në ora: 23:40
Zorana Mihajloviq

Zëvendëskryeminsitrja serbe Zorana Mihajloviq ka reaguar në lidhje me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit për formimin e një Tribunali kundër krimeve serbe të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë

Mihajloviq ka thënë se kjo është një tjetër dëshmi se politikanët nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë për një të ardhme më të mirë për rajonin.

”Prishtina e rimori të gjithë rajonin në të kaluarën kur është fjala për liritë ekonomike, futja e taksës e që është kundër të gjitha rregullave të botës së qytetëruar”.

Siç shkruan Tanjug, sipas Zorana Mihajloviq përmes këtij Tribunali, Kosova po tenton të krijojë një histori të rrejshme.

”Taksa nuk ishte e mjaftueshme për ta dhe tani ata duan të krijojnë një histori të rrejshme që do të fshehte të vërtetën për vrasjen dhe dëbimin e serbëve nga Kosova dhe shkatërrimin e kishave dhe manastireve serbe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...