Edhe ish-komandanti Berisha thotë se Tribunali për krimet serbe është tallje me qytetarët

Lajme

Edhe ish-komandanti Berisha thotë se Tribunali për krimet serbe është tallje me qytetarët

Nga: N.Sh Më: 7 maj 2019 Në ora: 12:13
Kriminelët serbë që kryen krime në Kosovë

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti Zafir Berisha, thekson se ideja për themelimin e Tribunalit për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë është tallje me qytetarët.

Sipas tij, kjo po bëhet për konsum të politikës ditore.

Ja postimi i plotë:

Ideja për themelimin e një Tribunali ndërkombëtar për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë, tallja e radhës me qytetarët e stërlodhur të Kosovës!

Kisha me besu po të flitej për ndonjë iniciativë për plotësim-ndryshim të ligjit lidhur me “Gjykatën Speciale” aktuale... por kur kemi parasysh se si themelohen “Tribunalet” dhe kostoja financiare për funksionimin e tyre, atëherë nuk ka si me i besu në “malifeve” të tilla të cilat po bëhen për konsum të politikës ditore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat