Nxënësit e Kosovës zgjedhin telefonat në vend të librave

Lajme

Nxënësit e Kosovës zgjedhin telefonat në vend të librave

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Në raportin e nxjerrë organizata nga ETEA për lexueshmëri, në kryeqytet gjendja është shqetësuese – nxënësit nuk lexojnë, raporton T7

Kohën më të madhe e kalojnë dukë e shfrytëzuar pajisje të teknologjisë.
E ky është njëri nga shkaktarët që nxënësit në shkollat e mesme të ulëta në kryeqytet nuk lexojnë, këtë e thotë edhe raporti për lexueshmërinë në shkollat e mesme të ulëta.
Se teknologjia është shkaktar i mungesës se leximit e thonë edhe në Organizatën joqeveritare ETEA.

Po përveç kësaj shkaktarë tjerë janë edhe familja dhe politikat qeveritare.
Ky mos interesim për lexim edhe për literaturat shkollore është shqetësues.

Ndërkohë,  njëjtë nuk mendojnë edhe disa nxënës të klasave të 5 dhe 6 në njërën nga shkollat e kryeqytetit.

Bile ato kanë një mesazh për moshatarët e tyre.

E njëra nga mësueset e kësaj shkolle thotë se interesimi i nxënësve për lexim është goxha i madh.

Ndërkohë në raport thuhet se nxënësit janë të pirur të kopjojnë nga intrerneti mësimet dhe t’i shmangen librave e kjo është një dukuri shqetësuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat