A është Haradinaj më i popullarizuar se Veseli? Fotografitë me nëna që tregojnë fuqinë e dy liderëve

Lajme

A është Haradinaj më i popullarizuar se Veseli? Fotografitë me nëna që tregojnë fuqinë e dy liderëve

Më: 7 maj 2019 Në ora: 21:52
Familja Veseli dhe Haradinaj

Me sa duket, politikanët e dinë mirë se cilat fotografi të tyre ‘ndezin’ rrjetet sociale. Postimet ku ata shfaqën familjarë kanë thyer rekordet në profilet e liderëve.

Liderëve u janë shtuar pëlqimet në rrjetet sociale, kur postojnë fotografi me familjarët.

Kryeparlamentari Kadri Veseli në ditën e parë të muajit të Ramazanit ka ngrënë iftarin me prindërit e tij. E, këtë Veseli e ka parë të nevojshme t’ua tregoj ndjekësve të tij në Facebook përmes një fotografie.

Fotografia me një tryezë në kushtet shtëpiake ka thyer rekordin në profilin e kryeparlamentarit Veseli. Ai ka marrë hiç më pak se 27 mijë pëlqime në këtë fotografi.

“Me prindërit për iftar. Agjërim të lehtë dhe Ramazan të mbarë për të gjithë”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë së Kryeparlamentarit.

Veseli e ka ndihmuar këtë fotografi duke e sponsorizuar atë, ashtu që t’i shfaqët sa më shumë.

Postimet e tjera të Veselit, përkundër se shumica janë të sponsorizuar, marrin pëlqime shumëfish më pak. Ato sillen prej 500 deri 1500-2000 pëlqime.

Këto ditë, edhe kryeministri Haradinaj ka publikuar fotografi me nënen për ditëlindjen e saj. Aty ai ka marrë plotë 40 mijë pëlqime.

“Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj. Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy nder breza!”, thuhej në shkrimin e Haradinajt për nënën e tij.

Normalisht postimet e kryeministrit marrin rreth 1500 – 2500 pëlqime.

Përvec postimeve për familjarë, janë pëlqyer shumë edhe postimet që Haradinaj ka pasur për vënien e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake fillimisht prej 10 për qind, e më vonë 100 për qind. Po ashtu, edhe postimet për krijimin e ushtrisë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat