Mediat serbe: Provokimi tjetër i Prishtinës nënshkruaj gjenocidin pastaj hyn në Kosovë?!

Lajme

Mediat serbe: Provokimi tjetër i Prishtinës nënshkruaj gjenocidin pastaj hyn në Kosovë?!

Nga: F.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 09:43
Kufiri Kosovë-Serbi

Politikanët e Prishtinës po përgatisin provokimeve tjera për zyrtarët serbë që synojnë të vizitojnë krahinën jugore. Ka mundësi që kërkesa që përgatitet të përmbaj nene të rezolutës që po përgatitet nga shqiptarët, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Vendosja e nënshkrimit në deklaratën se"Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë " në ndonjë nga kalimet administrative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë qendrore , si mësohet jo zyrtarisht do të jetë kusht për zyrtarët nga Beogradi që duan të hyjnë në territorin e Kosovës?!

Pasi Prishtina nuk ka mekanizëm që të detyroj Beogradin ta njoh, si theksohet, "gjenocidi që është kryer në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999 ", si masë do të konsiderohet ndërrim adekuat.

Në një ide të këtillë politikanët e Prishtinës kanë ardhur bazuar edhe në kërkesën dhe iniciativën që del nga rezoluta për " dënimin e krimit ndaj njerëzimit të regjimit shtetëror të Serbisë në Kosovë ", drafti i së cilës është miratuar në komisionin e Kuvendit të Kosovës. Por ka mundësi edhe që kjo kërkesë të bëhet ligj që do gjykoj mohimin e krimeve që kanë ndodhur në Kosovës, përgatitja e të cilit është inicuar në fillim të prillit nga Ministria e Drejtësisë në Prishtinë.

Këto paralajmërime ndërlidhen me thirrjen për Gjykatë Speciale për krime të UÇK-së në Hagë po përgatit në periudhën e ardhshme, ku pritet të ftohen edhe figura të njohura nga spektri politik në Kosovë.

“Përderisa institucionet e Kosovës kanë nisur iniciativën e formimit të Tribunalit për krimet e Serbisë, Tribunali aktual për krimet që kanë kryer shqiptarët po grumbullon fakte edhe pritet shpallja e akuzave, gjë që ka nxitur themelimin e kësaj gjykate për krimet monstruoze të krimeve serbe në Kosovës " thonë burime nga Prishtina.

Politikanët serbë të padëshiruar

Edhe para vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe, krerët e institucioneve në Kosovë patën vendosur që mos të lejohet vizita e funksionerëve të lartë serbë nga Beogradi me vërejtjen se ata do të arrestohen nëse afrohen në kalimet kufitare, ku në listën e të padëshiruarve janë emrat e kryeministres Ana Brnabiç, ministrat Ivica Daçiq, , Aleksandar Vulin, Nebojsha Stefanoviç, Zorana Mihajloviç, Rasim Ljajiç, kryetarja e Kuvendit Maja Gojkoviç etj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat