Brnabiç në Sarajevë do takoj zëvendës ndihmës sekretarin amerikan  Metju Palmer

Lajme

Brnabiç në Sarajevë do takoj zëvendës ndihmës sekretarin amerikan  Metju Palmer

Nga: F.B Më: 8 maj 2019 Në ora: 10:12
Foto nga takimi

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka udhëtuar në Sarajevë ku do të mbahet Samiti I liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky samit mbahet në kuadër të mbledhjes vjetore të Guvernatorit të Bankës Evropiane për Zhvillim (EBRD), shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Brnabiç takimet në samit I ka nisur me presidentin e EBRD-së Sum Çakrabart dhe liderët tjerë të Ballkanit- presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç,kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe kryesuesin e Këshilit të ministrave të BiH Denis Zvizdiç.

Pas hapjes solemne të samiti të liderëve ballkanas, Brnabiç do të marr fjalën në panelin për Ballkanin Perëndimor, ndërsa në panelin ministror do flas ministry I financave Sinisha Mali.

Si është paralajmëruar në samit, kryeministrja e Serbisë do të takoj edhe zëvendës ndihmës sekretarin shtetëror të ShBA-ve për çështje të Evropës dhe Euro-Azisë Metju Palmer.

Mbledhja vjetore e guvernatorit të EBRD është ngjarja me e madhe dhe më e rëndësishme në regjion, ku tubon mbi 3 mijë pjesëmarrës dhe 82 delegacione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat