KQZ ç’regjistroi partinë satirike, Partinë e Fortë

Lajme

KQZ ç’regjistroi partinë satirike, Partinë e Fortë

Më: 8 maj 2019 Në ora: 15:02
Visar Arifaj

Kryetar Lexhendar* i Partisë së Fortë është Visar Arifaj.

Partia e Fortë e formuar në nëntor të vitit 2012, ndërsa u regjistrua si parit politike më 20 qershor 201. Sot, Partia e Fortë është ç’regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kjo për shkak se nuk ka dorëzuar të dhënat e ndryshimeve vjetore, raporton lajmi.net.

Data për dorëzimin e të dhënave ishte deri më 21 mars 2018, andaj KQZ i ka ç’regjistruar nga regjistri politik Partinë e Ballit e regjistruar si parti në vitin 2014, Partinë e Fortë 2013, Aktivna Gradanska Inicijativa 2016, Savez Nezavishih Socjaldemokrata 2007.

“Nga (9) parti politike, që kanë qenë të pezulluara me Vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më datë 02.03.2018, për mos dorëzimin e të dhënave të ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës nr. 01/2013 Për Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike, katër (4) parti politike as pas afatit të shtuar nuk e  kanë përmbushur obligimin Ligjor konform nenit 6.1 cc) të Rregullës ne. 01/2013 për Regjistrim dhe Veprimin e Partive Politike”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat