Si e kumtoi lajmin e vrasjes së Ilir Konushevcit, babai i Hakif Zejnullahut

Lajme

Si e kumtoi lajmin e vrasjes së Ilir Konushevcit, babai i Hakif Zejnullahut

Më: 9 maj 2019 Në ora: 07:45
Ilir Konushevci

Ah Ilir bre! Ah na e kanë vra Ilirin bre! Ah marum bre!”- ishin fjalët që i përsëriste pa rreshtur mes lotëve atë natë Sabiti, babai i heroit Hakif Zejnullahu teksa e kumtonte lajmin e trishtë të vrasjes së Ilirit.

Sabiti thotë se Ilir Konushevci kishte kohë që ishte bërë pjesë e familjes së tij.

“Ishte në çdo kohë pandashëm me Zahirin e Hakifin. Dhimbja për Ilirin ishte aq e madhe, por, edhe më e madhe ishte dhimbja se Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbeti pa Komandantin, strategun, trimin e madh të Kosovës”, thotë Sabiti.

Iliri i mungoi luftës çlirimtare në përfundimin e saj. Luftë të cilën e nisi vet. Iliri i mungon edhe sot lirisë për të cilën nuk u ndal asnjë moment, Iliri i mungon Kosovës sot.

“I përjetshëm kujtimi për ty Legjendë”, ka shkruar sot babai i heroit Hakif Zejnullahu në 21 vjetorin e rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat