Përfundon samiti në Tiranë, ai i radhës do të mbledhë liderët në Slloveni

Lajme

Përfundon samiti në Tiranë, ai i radhës do të mbledhë liderët në Slloveni

Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:34
Foto nga takimi

Samiti i sivjetmë i Procesit Brdo Brijuni ka mbledhur në Tiranë liderët e vendeve të rajonit, e që për qëllim ka të përçojë një mesazh politik lidhur me aspiratën e vendeve të rajonit për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Në samit morën pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si dhe anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferoviç.

Pjesë e takimi, të ftuar nderi ishin edhe presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini.

Kjo e fundit, siç u tha për shkak të agjendës, doli nga mbledhja në mes të takimit dhe nuk u deklarua për media.

Pas mbledhjes plenare të Samitit, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se bisedat mbrëmë dhe sot ishin të hapur, intensive dhe me frymë mirëkuptimi.

Meta: U theksua nevoja për nxitjen e bashkëpunimit rajonal

“Theksuam nevojën për nxitjen e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar domosdoshmërinë e zgjidhjeve të çështjeve të mbetura pezull mes vendeve të rajonit. Po ashtu nënvizuam rëndësinë e forcimit të këtij bashkëpunimi me qëllim krijimin e hapësirës ekonomike tregtive për investime, sidomos nga venet e Bashkimit Evropian. Konkluzionet e këtij samiti evidentuan ecurinë pozitive të rajonit, e në mënyrë të veçantë, sidomos arritjen e jashtëzakonshme të marrëveshjes së Prespës, dhe tashmë rrugën mjaft të suksesshme të Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe drejt çeljes së negociatave për Bashkim Evropian. U nënvizua angazhimi i përbashkët për të vazhduar më tej dialogun dhe procesin e pajtimit në rajon, bazuar në të vërtetën, besimin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani nga palët”, tha ai.

Ndërsa, Andrzej Duda tha se diskutimet që po zhvillohen mes liderëve të rajonit janë elemente të rëndësishme për stabilizim, meqë siç tha ai, këto diskutime dërgojnë në zgjidhje në zhdukjen e dallimeve.

Duda: Çështjet e papërmbyllura në ves vendeve, të zgjedhjen me dialog

“Nuk dua të përdor fjalën mosmarrëveshje. Historia e këtyre tokave është mjaft e vështirë, historia e kombeve, marrëdhënieve të tyre është e vështirë, për mua kjo është diçka ndryshe me atë që unë përballem çdo ditë në Poloni. Në vendin tim dhe vendet fqinje, këto dukuri kanë ndodh për herë të fundit gjatë luftës së dytë botërore, apo menjëherë pas luftës së dytë botërore. Sot herë pas herë ne mund të dëgjojmë egot e atyre ngjarjeve, ka dhimbje dhe keqardhje në zemrat e disa njerëzve, por kjo është pjesë e historisë sot, dhe këto çështje tani mund të diskutohen me qetësi, kjo nuk përbën problem më. Të gjitha këto çështje duhet të qartësohen në rrugën drejt BE-së. Ato duhet të zgjidhen nëpërmes dialogut mes liderëve, mes kombeve”, tha ai.

Në fjalën e saj gjatë konferencës me gazetarë pas mbledhjes plenare të samitit, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, tha se dëshirojnë që sa më shpejtë të bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën.

Kitarovic: Dëshirojmë sa më shpejtë liberalizmin e vizave për Kosovën

“Jam e shqetësuar me një lloj progresi të pa arritur, nuk mund të shtyp butonin për të bërë marrëveshjen e përfshirjes në BE, nuk mund t’i largoj vështirësitë por negociatat do të fillojnë me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu edhe Shqipërisë, Kroacia do të mbesë hapjen e negociatave, dhe ne do të vazhdojmë të argumentojmë nevojën e përmirësimit të proceseve të tjera që kanë të bëjnë këto vende kandidate. Dëshirojmë të shikojmë edhe në Bosnjën të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur një vend kandidat, dëshirojmë sa më shpejtë liberalizmin e vizave për Kosovën dhe përfshirjen në proces të gjithë vendeve të tjera kandidate. Mbështesim një proces mbi meritën dhe çdo vend duhet të ndjek hapat e duhura për anëtarësim në BE”, tha ajo.

E presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor pari një porosi për të gjithë vendet e rajonit.

Pahor: Çështjet e hapura t’i zgjidhim në mënyrë që rajon të jetë më tërheqës për BE-në

“Nuk po them se ne i zgjidhem problemet, por ne kemi trajtuar çështjet në mënyrë të hapur dhe kemi debatuar për ato në mënyrë shumë miqësore, nëse dëshironi ta merrni këtë mendim tim. Kjo është mjaft e rëndësishme, mendoj që kjo është edhe për shkak të faktit se të gjithë e dinë që pas zgjedhjeve evropiane, procesin i zgjerimit nuk do të jetë në nivelin e lartë të rendit të ditës në Komisionin Evropian, dhe varet nga ne që t’i marrim çështje të hapura, t’i zgjidhim ato në mënyrë që ky rajon të jetë më tërheqës për pjesën tjetër të BE-së, sasa është tani”, tha ai.

Në konferencën pas mbledhjes plenare, u bë e ditur se samiti i radhës Brdo Brijuni do të organizohet në Slloveni.

Kujtojmë se procesi i Brdo-Brijunit është nismë rajonale themeluar në vitin 2010 nga presidenti i Kroacisë dhe ai i Sllovenisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat