“Serbët e paskrupullt, pas heronjve dhe lahutës po na e vjedh edhe idenë e Thaçit”

Lajme

“Serbët e paskrupullt, pas heronjve dhe lahutës po na e vjedh edhe idenë e Thaçit”

Nga: N.Sh Më: 9 maj 2019 Në ora: 15:59
Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, thotë se, një vite më parë ishte presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prezantonte idenë e korrigjimit të kufijve në praninë e presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit.

Ndërsa, tash, pas samitit të Berlinit, sipas Loshit, është Vuçiqi, ai që po thotë se ideja e tij për këmbim territoresh dështoi.

“Si ore, ideja e presidentit tonë të bëhet ide e presidentit serb?!”, pyet Loshi, derisa me sarkazëm, shton se, serbët jaën të paskrupullt, pasi po na i vjedhin heronjtë, këngët, lahutën e tash edhe idenë e Thaçit.

“Para një viti ishte Thaçi ai që prezantonte idenë e korrigjimit të kufijve, madje edhe në praninë e Vuçiqit, i cili vetëm dëgjonte e s’bëzante. Pas samitit të Berlinit është Vuçiqi ai që po thotë se ideja e tij për këmbim (korrigjim) dështoi! Si ore, ideja e presidentit tonë të bëhet ide e presidentit serb?!

Njëmend, të paskrupullt janë këta serbët! Na i vjedhin heronjtë, na i vjedhin këngët, na e vjedhin lahutën... Tash krejt në fund, na i vjedhin edhe idetë! Phu, farë e djallit!!!?”, shkruan Loshi, në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat