Serbët hapin faqe dhe përdorin fotografitë e femrave shqiptare

Lajme

Serbët hapin faqe dhe përdorin fotografitë e femrave shqiptare

Më: 10 maj 2019 Në ora: 08:20
Foto e publikuar ne kete faqe

Serbët kanë krijuar një grup që quhet “Shqiptaret për martesë”.

Aty postohen fotografi të femrave të bukura shqiptare, kinse kërkojnë martesë. Sipas informacioneve që janë dhënë deri më tani në këtë grup janë bërë disa martesa.

Kjo dukuri është në rritje në Shqipëri, në disa fshatra, kur gratë shqiptare shiten për tek burrat serbë.

Revista amerikane “The Vice” ka shkruar për martesat e grave të reja shqiptare me serb të moshuar.

Në Serbi, me dhjetëra fshatra po shuhen shpejt, dhe veçanërisht gratë e reja që largohen nga fshatrat me shpresë për një jetë më të mirë në qytete ose jashtë tyre.

Sipas regjistrimit të fundit, rreth 370 fshatra në vend nuk kanë regjistruar lindje gjatë dekadës së fundit. Në përgjithësi, popullsia e Serbisë është ndër më të moshuarat në Evropë, ku 17.4 për qind e 7,2 milion banorëve të saj janë mbi 65 vjeç.

Burrat e rinj zakonisht qëndrojnë në tokën në pronësi të familjes së tyre për t’u kujdesur për fermën dhe anëtarët e familjes së moshuar.

Me kaq pak gra përreth, mund të jetë e vështirë për shumë prej tyre që të gjejnë një partner. Por kjo kërkesë ka krijuar një treg për ndërmjetësuesit, të cilët iu gjejnë nuset këtyre burrave në Shqipërinë fqinjë.

Fshatrat e Shqipërisë po shpopullohen me shpejtësi, por atje, kryesisht meshkujt shkojnë jashtë vendit për të gjetur punë, ndërsa gratë e reja qëndrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat