Përplasjet Thaçi-Dodik, ja çfarë i kërkon ky i fundit presidentit të Kosovës

Lajme

Përplasjet Thaçi-Dodik, ja çfarë i kërkon ky i fundit presidentit të Kosovës

Nga: F.B. Më: 10 maj 2019 Në ora: 10:06
Dodik

Anëtari serb i Kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik e ka porositur presidentin e Kosovës Hashim Thaçi që të mos e përmend Republika Srpska, ka shkruar “Serna”, transmetojnë “B92” dhe “Bota sot”.

Në tekst thuhet se në deklaratën e Thaçit se “nuk do të lejohet Republika Srpska në Kosovë”, Dodik sipas kësaj gazete në takimin plenar të samitit Brdo–Brione në Tiranë iu përgjigj presidentit të Kosovës që të ndaloj të përmend Republika Srpska, sepse ajo është kategori kushtetuese e konfirmuar në Dejton, ka kushtetutën dhe territorin e vetë.

"Mos e përmend Republika Srpska. Nëse do ta kesh më lehtë, ja të them— Srpska nuk ka pretendime territoriale me Kosovën, në fund të fundit Kosova është Serbi", citohet ti ketë thënë Dodik, presidentit Thaçi.

Të përkujtojmë se ky nuk është “konflikti” i vetëm ndërmjet Dodikut dhe Thaçit. Pasi Thaçi dje ka anuluar pjesëmarrjen në drekën e përbashkët të 6 shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor pas përfundimit të samitit në Tiranë.

Si njoftojnë mediat shkak i anulimit të pjesëmarrjes në drekën zyrtare ishte prania e presidentit të Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik.

Po ashtu sipas medieve gjë që është vërejtur edhe në xhirime, Thaçi gjatë përshëndetjes me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ka injoruar Dodikun që ishte me Vuçiqin dhe nuk ia ka shtri dorën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat