Ja çka mendojnë serbët rreth Kosovës

Lajme

Ja çka mendojnë serbët rreth Kosovës

Më: 10 maj 2019 Në ora: 12:16
Ja çka mendojnë serbët rreth Kosovës

Qytetarët e Serbisë nuk janë optimistë rreth “zgjidhjes së problemit të Kosovës”, nuk presin që kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic të nënshkruajë njohjen, ndërsa shumica mendojnë edhe se “ky problem” nuk do të zgjidhet së shpejti, ka treguar hulumtimi i fundit të cilin e ka bërë agjencia “Faktor plus” së bashku me gazetën “Blic”.

“Blic”-i në numrin e së premtes vë në dukje se hulumtimi është bërë para se kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic para disa ditësh të ketë deklaruar se nuk do ta nënshkruajë pavarësinë. Gazeta transmeton deklaratën e Vladimir Pejicit nga agjencia “Faktor plus” se në kohë të fundit është folur shumë për këtë temë dhe se qytetarët jo vetëm se janë për këtë, por edhe se nuk besojnë se do të ndodhë njohja e pavarësisë.

Në pyetjen se cila është zgjidhja më e mirë nga aspekti i Serbisë dhe qytetarëve të saj për “problemin e Kosovës”, 50 për qind të të anketuarve janë përgjigjur “konflikti i ngrirë”, 32 për qind mendojnë se është kjo marrëveshja për ndryshimin e kufijve të dy palëve, ndërsa 8 për qind njohja e pavarësisë së Kosovës.

Pejic ka thënë sipas medieve serbe se, ndonëse konflikti i ngrirë nuk është definuar, njerëzit e kanë më të pranueshëm sepse nuk kërkon heqje dorë personalisht dhe si komb, ndërsa Kosova edhe më tej është e panjohur.

Kur është fjala për ndjenjat dhe Kosovën, janë ofruar më shumë përgjigje e opsione, ndërsa madje te 61 për qind dominues është pikëllimi, te 46 për qind shpresa, ndërsa te 31 për qind zemërimi.

Gati gjysma e të anketuarëve (47 për qind) mendojnë se “nyja e Kosovës” nuk do të zgjidhet në pesë deri në 10 vitet e ardhshme, 22 për qind presin se do të zgjidhet për një vit a dy, ndërsa 14 për qind deri në fund të vitit.

“Zgjidhjen e çështjes së Kosovës” nëse e mbështesin fuqitë e mëdha – Rusia, ShBA-të, BE-ja e Kina, do të mbështesnin 46 për qind të të anektuarve, por vetëm në qoftë se Kosova mbetet në përbërje të Rusisë. Nëse fuqitë e përmendyra do të ishin garantuese të marrëveshjes, një zgjidhje të tillë do ta mbështesnin 40 për qind e qytetarëve, deri sa nga shtatë për qind janë përgjigjyr me “po”, përkatësisht “jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat