Kjo është deputetja e Kuvendit të Kosovës që agjëroi edhe shtatzënë

Lajme

Kjo është deputetja e Kuvendit të Kosovës që agjëroi edhe shtatzënë

Më: 10 maj 2019 Në ora: 18:09
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë”, për të folur rreth përkushtimit të saj ndaj agjërimit dhe besimit islam.

Ajo tregoi se ka nisur të agjerojë që në moshën 7-vjeçare dhe prej asaj kohe ka mbajtur Ramazan çdo vit, madje edhe gjatë shtatzënisë.

“Kam qenë shtatzënë në vajzën dhe kam patur një shtatzëni shumë normale, pa komplikim, pa kurrë gjë. Unë kam ndjerë se mund ta bëja dhe e kam bërë”, tha ndër të tjera Duda.

Image

Gjithashtu, nëna e tre fëmijëve, tregoi se nuk ka konsumuar asnjëherë alkool për të respektuar deri në fund fenë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat