Patriarku Irinej: Serbia nuk guxon të heq dorë nga Kosova

Lajme

Patriarku Irinej: Serbia nuk guxon të heq dorë nga Kosova

Nga: F.B Më: 11 maj 2019 Në ora: 06:12
Patriarku Irinej

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (SPC) patriarku Irinej ka deklaruar se “Serbia nuk guxon të heq dorë nga Kosova, si dhe se popullit serb i duhet uniteti në vend të ndarjes e cila trimëron armiqtë, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Plaga jonë e rëndës sot është Kosova. Vendi i shenjtë serb të cilën nuk guxojmë të lëmë, sepse do të na arrij mallkimi i mbretit të shenjtë Lazar dhe martirëve tjerë të Kosovës. Do na mallkoj historia dhe vuajtjet e të gjithë viktimave në Kosovë. Këtë nuk guxojmë me çmim të jetës ", ka thënë patriarku Irinej në shënimin e festës së Tempullit “Sveti Sava” në Kralevë.

Sipas shërbimit të SPC, patriarku ka thënë se Serbisë mund të ia rrëmbejnë Kosovën dhe e patën marr edhe turqit “ ashtu që pas 500 viteve e kthyem me sukses ", dhe si ka shtuar " në kohë të fundit ky mendim i mos heqjes dorë po dëgjohet edhe nga udhëheqësit tanë".

"Kjo na gëzon, kjo gëzon të shenjtët tanë dhe manastiret në Kosovë. Nuk mbështetemi shumë në ndihmë e fuqive botërore por në ndihmën e të shenjtëve tanë që  që në Kosovë arritën kulmin. Ata do të jenë ndihmësit tanë besnik nëse ne përpiqemi", tha Irinej.

Patriarku ka shtuar se" nëse duam që në këtë botë si popull të kemi ndonjë vend ", duhet " të jemi një".

"Ky unitet bazohet në të mirën, përndryshe nuk ka bazë dhe nuk qëndron. Sot ajo na është e nevojshme, në vend të ndarjes dhe grindjes që trimëron armiqtë tanë. Aty është fuqia e tyre dhe pafuqia jonë. Për atë i lutemi Zotit që të na mbjell besim si bazë të gjithë virtyteve", ka theksuar patriarku Irinej.

Sipas tij " pas besim jemi asgjë si individ, jo vetëm para Zotit por edhe para njerëzve ".

"Uniteti arrihet përmes dashurisë, andaj i lutemi Zotit që këtë virtyt të na dhuroj në botën e urrejtjes së thellë. Ftohja e dashurisë ndaj Zotit ka për pasojë urrejtjen e njerëzve ndaj tjerëve", ka nënvizuar patriarku Irinej.

Patriarku Irinej ka shërbyer liturgji gjatë mbledhjes së Kuvendit të SPC që filloi të premten në manastirin Zhiça dhe të shtunën vazhdon punimet në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat