Vuçiq ftohet të shpreh qëndrimin e tij për Kosovën para peshkopëve në Këshillin e SPC

Lajme

Vuçiq ftohet të shpreh qëndrimin e tij për Kosovën para peshkopëve në Këshillin e SPC

Nga: F.B Më: 11 maj 2019 Në ora: 09:38
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do t'i drejtohet të hënën peshkopëve në Këshillin e kryepeshkopisë të Kishës Ortodokse Serbe (SPC) në Beograd, me ftesë dhe vendim të patriarkut Irinej, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Me këtë rast pritet që ai të shpreh qëndrimin e institucioneve të Serbisë lidhur me çështjen e Kosovës, ndërkohë që patriarku Irinej dje ka përjashtuar çdo mundësi të heqjes dorë të Serbisë nga Kosova, që e quan tokë të shenjtë.

Si mësohet Vuçiq do të vij të hënën në fillim të takimit të Këshillit, ndërkohë që në këtë takim do të marr pjesë edhe anëtari i kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës Milorad Dodik.

Mbledhja pranverore e Këshillit të SPC ka nisur të enjten thotë gazeta, në manastirin Zhiça.

Propozimin që në takimin e krerëve më të lartë të Kishës Ortodokse Serbe të marr pjesë edhe Vuçiq e ka parashtruar vetë patriarku Irinej.

Një pjesë e peshkopëve mendon se presidenti duhet të vij në Patriarshi, tash kur në tubim marrin pjesë të gjithë peshkopët dhe të shpreh hapur qëndrimin e tij rreth Kosovës, sikurse edhe të informoj deri ku ka arritur në bisedime dhe cilat janë vështirësitë që Serbia i ka.

Por sipas gazetës “Blic” një pjesë e peshkopëve mendon se adresimi i presidentit duhet të jetë në fund të takimit të Këshillit, vetëm pasi kreu i SPC të shpreh qëndrimin dhe vendimin e vetë dhe kjo jo vetëm për Kosovën por edhe për gjerat tjera madhore kombëtare.

Rreth propozimeve nuk është votuar, ndërsa më pas patriarku ka njoftuar se Vuçiq dhe Dodik do të jenë në Këshill të hënën në mëngjes shkruan Blic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat