Reagon partia serbe për ndaljen e zyrtarëve të saj nga Serbia, kërkon ndërhyrjen e BE-së

Lajme

Reagon partia serbe për ndaljen e zyrtarëve të saj nga Serbia, kërkon ndërhyrjen e BE-së

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:39
Partia e Pavarur Liberale

Pas ndalimit të sotëm të dy zyrtarëve serbë të Qeverisë së Kosovës nga Policia e Serbisë në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ka reaguar Partia e Pavarur Liberale.

Sot sërish u ndalën zyrtarët e partisë serbe e cila operon në Kosovës, përmes një komunikate per media ata ka thënë se nuk i kupton përpjekjet e frikësimit dhe të keqtrajtimit të anëtarëve të vet që bartin funksione publike në Kosovë nga policia e Serbisë.

“Partia e Pavarur Liberale nuk i kupton këto përpjekje për frikësim e keqtrajtim dhe kush e di për të satën herë kërkon përgjigje nga presidenti i Serbisë, kryeministrja dhe shefi i Shërbimit të Agjencisë informative, pse përfaqësuesit e lartë të kësaj partie politike po ndalohen në hapësirat policore të Serbisë nëpër vendkalime. Presim reagimin konkret të BE-së dhe të institucioneve të tjera vendore e ndërkombëtare lidhur me këto keqtrajtime të anëtarëve të Partisë së Pavarur Liberale”, thuhet në komunikatë.

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur se është i papranueshëm keqtrajtimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe.

“Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat