E turpshme: Për pak ditë shkatërrohet treni ‘Bllaca 99’

Lajme

E turpshme: Për pak ditë shkatërrohet treni ‘Bllaca 99’

Më: 12 maj 2019 Në ora: 19:49
Treni ‘Bllaca 99’

Në përvjetorin e eksodit të Bllacës, ishte vendosur gurthemeli i muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”. Shumë qytetarë morën pjesë në këtë inaugurim, duke iu bashkëngjitur rrugëtimit me tren, por kësaj radhe me dëshirë.

Mirëpo, nuk ka kaluar shumë kohë dhe ky tren që u shndërrua në muze, u shkatërrua nga persona të papërgjegjshëm.

Lexues të portalit kanë dërguar pamje të trenit nga brenda, i cili duket në gjendje të tmerrshme.

Dritaret janë thyer me gurë, karriget janë demoluar etj, derisa nuk dihet se kush e ka bërë një gjë të tillë.

Treni është vendosur me datën 11 prill, në 20 vjetorin e eksodit të Bllacës, e në kujtim të kësaj ngjarjeje, ishte hapur edhe një ekspozitë e cila ilustronte përjetimet e shqiptarëve.

Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat