Hoxha: Dekada e Re mund ta ndryshoj kryeqytetin, në krye me Uran ismailin

Lajme

Hoxha: Dekada e Re mund ta ndryshoj kryeqytetin, në krye me Uran ismailin

Nga: Z.B Më: 12 maj 2019 Në ora: 20:26
Pamje nga Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, në Prishtinë

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka përgëzuar Uran Ismailin, me rastin e përzgjedhjes së tij, në krye të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Prishtinë, përcjell “Bota sot”.

Hoxha përmes një postimi në rrjetin social ka potencuar se platforma Dekada e Re, mund ta ndryshoj kryeqytetin, me Uran Ismaili në krye të saj.

Ndryshe, sot është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së, në Prishtinë, ku kryetar i kësaj dege u zgjodh Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Postimi i plotë:

Dekada e Re, në Prishtinë, nga sot do të prezantohet nga Kryetari i ri i PDK, si dhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Kjo platformë politike, do të jetë platformë e të gjithë qytetarëve që duan një kryeqytet ndryshe, me të gjitha elementet e një kryeqyteti. Këtë, mund ta arrij, pa mëdyshje, Uran Ismaili.

Urime të gjithë delegatëve për Kuvendin e suksesshëm zgjedhor!

Urime dhe suksese kryetar Uran Ismaili!

#DhurataHoxha
#DekadaeRe
#PDK

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat