Daçiq: Prishtina nuk është e gatshme për marrëveshje

Lajme

Daçiq: Prishtina nuk është e gatshme për marrëveshje

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:04
Daçiq

Serbia me shqiptarët dëshiron një marrëveshje pa pranuar zgjidhjet e tyre të njëanshme, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.

Ai tha se Prishtina zyrtare nuk është e gatshme për një gjë të tillë.

Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve nga Akademia Diplomatike në Vjenë, tha se Beogradi dëshiron një kompromis, i cili merr parasysh interesat serbe dhe shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat