Profesori i UP’ së: Arusha mund të sillet me agresivitet për shkak se i mungojnë të vegjëlit

Lajme

Profesori i UP’ së: Arusha mund të sillet me agresivitet për shkak se i mungojnë të vegjëlit

Më: 13 maj 2019 Në ora: 16:44
Ilustrim

Vendimi për vrasjen e “Arushës së Murrme” në Prizren, i marrë nga Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka nxitur reagime të shumta nëpër rrjete sociale.

Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese” e cila sipas tyre afrohet në afërsi të vendbanimeve.

E kundër këtij vendimi është edhe profesori universitar Fatgzim Latifi.

Profesori i mjeksisë veterinare i cili ligjëron në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, tha se në bazë të ligjeve aktuale në Kosovë, ndalohet çdo lloj keqtrajtimi i kafshëve.

Sido që të jetë situata, Latifi tha se trajtimi i rasteve të tilla duhet të bëhet nga ekspertët dhe nuk mund të merret një vendim i tillë pa e gjetur shkakun që e kanë bërë këtë kafshë të jetë agresive.

“Nuk e kam pa se çka duhet me qenë konkretisht shkaku që e ka sjell deri ne agresivitet atë, ka sëmundje të ndryshme të cilat janë të rrezikshme dhe të transmetoueshme ashtu siç janë shumica e sëmundjeve zoonotike, njëra prej tyre edhe sëmundja e tërbimit. Rasti konkret tregon shenja agresiviteti, mirëpo në rastin e tij në qoftë se siç supozohet të vegjlit që i mungojnë e sjellin një lloj agresiviteti të pamatur, por konkretisht jo vetëm ariun por edhe kafshët e tjera janë të ndaluara me ligj(të keqtrajtohen)”, tha Latifi.

“Edhe ligji i Veterinarisë numër numër 08/2004 dhe është ligji për mirëqenien e kafshëve të cilat janë aktuale në Republikën e Kosovës, të cilat ia ndalojnë keqtrajtimin më të vogël të kafshëve, e le ma vrasjen”, u shpreh profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat