Kishte apo jo “debat të nxehtë” në takimin e Vuçiq me SPC – Selakoviç : " Vuçiq nuk disiplinoi askënd"

Lajme

Kishte apo jo “debat të nxehtë” në takimin e Vuçiq me SPC – Selakoviç : " Vuçiq nuk disiplinoi askënd"

Nga: F.B Më: 15 maj 2019 Në ora: 11:00
Foto

Sekretari i presidentit të Serbisë Nikola Selakoviç ka deklaruar se në Kuvendin e Shenjtë të SPC, presidenti I Serbisë” nuk disiplinoi askënd”, duke mohuar mospajtimet dhe debatin e nxehtë në atë takim sipas opozitës, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

Sipas fjalëve të tij, rezultat i takimit me krerët e Kishës ortodokse është tash shumica e peshkopëve e kanë më të qartë pozitën dhe politikën e Serbisë ndaj Kosovës dhe se ajo bisedë dhe takim nuk ishte aspak i lehtë por ishte shumë i dobishëm.

Selakoviç për RTS ka theksuar se në Kuvend " janë paraqitur një grup i organizuar I katër apo pesë peshkopëve, të cilët kanë pasur qëndrime të tjera ", duke shtuara se atëherë “ presidenti i Serbisë iu është përgjigjur me argumente ", por që "nuka ka pasur ndonjë debat të nxehtë".

Në vazhdim Selakoviç ka përshkruar ecurinë e takimit duke thënë se kishte “mosnjohje të shumta” të rezolutës 1244 të KS të OKB-së “nga ana e disa peshkopëve” dhe është përmendur edhe ideja e përcaktimit të kufirit që më parë ishte hedhur poshtë. Ai ka thënë së paku 5 herë se nuk kishte ardhur në Kuvend se i duhet diçka por për të u përgjigjur në pyetjet e tyre.

Selakoviç ka reaguar në shkrimin e sotshëm të “Danas” ku thuhet se "Vuçiq kërcënoi peshkopët me letra të shërbimeve sekrete” duke e cilësuar si “ gënjeshtër famëkeqe”.

"Presidenti nuk ka kërcënuar peshkopët me letra të shërbimeve të fshehta ", tha Selakoviç duke shtuar se Vuçiq " nga letrat ka sjell vetëm rezolutën 1244, marrëveshjen e Brukselit dhe raportin e harxhimeve të parave të Serbisë në Kosovë ".

Ai ka theksuar se “ është plasuar po ashtu gënjeshtra se shumica e peshkopëve ishte kundër ardhjes së presidentit në Kuvendin e SPC-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat