Gjuriqi fton serbët e Kosovës për...

Lajme

Gjuriqi fton serbët e Kosovës për...

Nga: F. B. Më: 15 maj 2019 Në ora: 20:53
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq ka ftuar serbët e veriut që të dielën të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Listën Serbe që mos të lejojnë shqiptarët të marrin kontroll në komunat serbe, shkruan “Politika”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka theksuar se pala shqiptare shpreson se serbët më 19 maj do të “përtojnë”, dhe do të jenë të ndarë edhe të përçarë, andaj “ne duhet të fitojmë për Serbinë”.

“Atëherë ne mbrojmë pragjet e shtëpive tona dhe të drejtën që ajo pjesë të jetë serbe siç ka qenë. Ata do të donin që në Mitrovicën e Kosovës të fitoj kandidatja shqiptare Gonxhe Çaushi. Disa për fat të keq edhe nga këtu e mbështesin si ata të “Lidhjes për Serbinë””, tha Gjuriq për Tv Pink.

Gjuriq nënvizoi se zgjedhjet nuk janë ndeshje sikur në ndeshjen e politikës klasike si në pjesët tjera të Serbisë. “Sipas shqiptarëve duhet të jemi unik dhe duhet të gjithë të dalim dhe të mbështesim Listën Serbe si opsionin e vetëm serb”, tha ai.

Ai ka dënuar  paralajmërimin e e organizatorit të protestës “1 nga 5 milion”, Mark Jakshiç nga Mitrovica që ka thënë se do të votoj për kandidatin e partisë shqiptare duke vlerësuar se kjo nuk është naive.

“Ai tash hapur ka ftuar qytetarët të votojnë kundër kandidatit serb dhe të votojnë për kandidatin shqiptar. Kjo flet për atë dhe politikën e tyre. Lus qytetarët e veriut të Kosovës që mos të mashtrohen në këto gjëra, sepse nuk guxojmë të lejojmë të biem në baltë të kësaj politike ditore për të cilën asgjë nuk është shenjtë dhe që është e gatshme çdo gjë të viktimizoj që një ditë të marrin pushtetin”, nënvizoi Gjuriq.

Ai ka potencoi se zgjedhjet për katër komunat në veri të Kosovës nuk kanë asnjë lidhje me politikën ditore.

“Këto janë zgjedhje në të cilat bëhet fjalë për mbijetesën e katër komunave me shumicë serbe”, përfundoi Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat