“Makabre, e tmerrshme, e trishtuese fotoja e publikur nga Flora Brovina”

Lajme

“Makabre, e tmerrshme, e trishtuese fotoja e publikur nga Flora Brovina”

Nga: N.Sh Më: 16 maj 2019 Në ora: 14:46
Fotografia e dhunimit të gruas shqiptare nga serbët

Gazetarja Erëza Vela, fotografinë e publikuar nga Flora Brvina, e quan makabre, të tmerrshme dhe trishtuese.

Ajo thotë se Flora dhe kolegët e saj është dashur me i ditë këto fakte hiq pa ba spektakël. Sipas saj, këto është dashur me i pas parasysh kur ulen në dialogun me Serbinë.

Ajo shton se, në këto 20 vite ka pasur 20 milionë mënyra tjera me i mbrojt këto gra, të cilat janë dhunuar nga serbët.

Ja postimi i plotë:

Makabre. E tmerrshme. Trishtuese fotoja e publikume prej Flora Brovines, personit qe votoi kunder projektligjit per me e mbrojt po kete grua permes te ciles ajo sot po ben PR personal. Kujtimi per nje ngjarje te veshtire eshte rijetesim i saj. Tronditje e traume e dyfishte.

Flora dhe koleget e saj ishin dashte me i dite keto fakte hic pa pase nevoje me bo spektakel. Ishin dashte me i dite dhe me i pase parasysh kur ulen me dialogu me Serbine. Kur e lejojne Serbine tash e 20 vjet me u pasunu t’u eksportu lirshem ne Kosove. E mbi te gjitha, kur e cojne doren ne Kuvend per me miratu ligje.

Flora, ne keto 20 vite ke pas 20 milion menyra se si me i mbrojt keto gra. Ne fund e zgjodhe spektaklin medial. Ndoshta do te kete ndonje dobi ky veprim, mirepo une nuk po arrij me e pa dhe po e gjykoj plotesisht te gabueshem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat