Analisti serb: Serbia po shkon drejt zhdukjes duke pranuar Kosovën si shtet

Lajme

Analisti serb: Serbia po shkon drejt zhdukjes duke pranuar Kosovën si shtet

Nga: F. B. Më: 16 maj 2019 Në ora: 15:54
Slobodan Antoniç

Sociologu dhe analisti politik Slobodan Antoniç ka vlerësuar se në vepër po ndodh pranimi “i qetë” i Kosovës nga Serbia dhe me atë Serbia u nis në rrugën e zhdukjes. Ai ka shtuar se Kosova është shprehje e ndërgjegjes kombëtare dhe heqja dorë nga kjo pjesë e Serbisë është heqje dorë nga vetvetja, shkruan “Pravda” transmeton “Bota Sot”

Sipas tij, Serbia sikur nuk ka vullnet politik të ndal procesin e pranimit, po ashtu edhe një pjesë e opozitës nuk ka qëndrim të qartë rreth Kosovës, duke mos u dalluar shumë nga pushteti, prandaj ata nuk janë alternativë e regjimit që po e shpie Serbinë drejtë njohjes së Kosovës. Ai ka shpreh edhe qëndrimin brengosës të një pjesë të peshkopëve dhe partiarkut Irinej.

“Në takimin me krerët e Kishës morën pjesë patriarku dhe ata peshkopë që deshën të dëgjojnë Vuçiqin dhe Dodikun, por jo të gjithë si është thënë në media. Kështu ai iu drejtuar peshkopëve të veçantë dhe kjo nuk ishte fjala zyrtare para Kuvendit. Ka pasur shumë opozitë tek peshkopët nëse duhet lejuar Vuçiqin të flas. Fakti se për gjëra me rëndësi nuk diskutohet në parlament ku është vendi është dëshmi e e gjendjes së demokracisë në Serbi. Ky takim është një lloj shfaqje për popull, ndërkohë që u margjinalizua roli i parlamentit duke u sjell në rol simbolik. Parlamenti është sovran , aty janë përfaqësuesit e popullit dhe aty duhet diskutuar çështja e sovranitetit siç është çështja e Kosovës”, ka thënë Antoniç.

Ai komentoi edhe qëndrimin rreth dështimit të planit të Vuçiqit për përcaktim kufiri, plan me të cilin nuk e ka njohur fare opinionin.

“Keni parë deklaratën e Vuçiqi për planin e kufijve dhe dështimin, ndërsa ne nuk dimë asgjë për atë plan. Ai nuk e ka shpalos as nuk ka marr mendimin e popullit. Kjo është vetëm propagandë e tij”, tha Antoniç duke shtuar se në këto bisedime shqiptarët janë shumë më serioz se pala serbe.

“Vuçiq ka provuar të marr veriun e Kosovës për shkëputjen e Kosovës nga Serbia dhe kur nuk pati sukses ‘ provoi të bëjë Pazar me komunat në jug të Serbisë për veriun’, pas kësaj as kjo nuk i kaloi. Në hapin e tretë tentoi të paktën majën e Kopaonikut si pikë strategjike për kontroll të Serbisë, duke u shpreh se nuk kemi asgjë, nëse fitojmë një metër kjo do të jetë mirë për ne dhe as këtu nuk pati sukses. Në këto bisedime, siç duket ka humb gjithçka. Nuk pati sukses askund dhe përsëri thotë se ai nuk është fajtor, duke nënkuptuar se ose është bisedua si dobët ose ka premtuar e tash nuk ka më hapësirë për manovër”, tha Antoniç.

Antoniç nënvizoi se Vuçiq nuk duhet të thotë se Serbia njeh Kosovën, po ai bëri mjaft, sepse veriu iu dorëzua shqiptarëve me marrëveshjen e Brukselit dhe nxjerrjen e komunave nga sistemi i Serbisë.

“Ai 50 mijë njerëz dhe 50 kilometra territor ia dorëzoi shtetin tjetër, Dëmi është bërë dhe tash kemi bisedime që Serbia mos të “bëj probleme”. Krijohet një formulim që nuk do pengoj njëri-tjetrinn në pranim në organizata ndërkombëtare, pastaj Kosova aplikon në OKB dhe Serbia nuk përzihet aty, ndërsa Kina dhe Rusia do kërkoj mendimin nëse do vendoset veto ose jo. Ndërsa Serbia do thotë se janë zotuar se nuk do bllokojnë njëra-tjetrën dhe nuk mund të jemi kundër. Kështu që Rusia dhe Kina do lejojnë Kosovën të hyj në OKB dhe ky pseudo shtet do përmbyll shtetësinë”, vlerësoi Antoniç duke shtuar se Serbia është në prag të njohjes së qetë të Kosovës.

Sipas tij kjo do të thotë se Serbia hyn në proces të zhdukjes, sepse vendi që heq dorë nga territori dhe populli pushon së ekzistuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat