Kosova-Sllovenia do të forcojnë marrëdhëniet në fusha të interesit të përbashkët - Bota Sot
Kosova-Sllovenia do të forcojnë marrëdhëniet në fusha të interesit të përbashkët

Lajme

Kosova-Sllovenia do të forcojnë marrëdhëniet në fusha të interesit të përbashkët

Më: 16 maj 2019 Në ora: 17:46
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Prishtinë, Bojan Bertoncelj me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe forcimin e mëtejmë në fusha të interesit të përbashkët.

Veç ri-theksimit të mbështetjes së fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Komunitetin Ndërkombëtarë, avancimit të agjendës euro-atlantike; një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive.

Ministri Pacolli falënderoi diplomatin slloven për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që Sllovenia ka ofruar për sigurinë me kontingjentin e ushtrisë në kuadër të KFOR-it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...