Vuçiq: Prishtina po përgatit arrestimin e policëve serbë - nga peshkopët nuk këkrova mëshirë as mbështetje

Lajme

Vuçiq: Prishtina po përgatit arrestimin e policëve serbë - nga peshkopët nuk këkrova mëshirë as mbështetje

Nga: F.B Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:26
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se pushteti në Prishtinë në synimin të dobësoj mbrojtjen e veriut të Kosovës të hënën do të arrestojnë policë serbë, ka shkruar “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Në intervistën në RTS ai theksoi se ka informata që pushteti në Prishtinë do të arrestoj 26 pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga veriu dhe 15 persona tjerë me qëllim që kjo pjesë të mbetet e pambrojtur.

"Ky është synimi i ri i arsyetuar kinse për implikim në korrupsion për të dëhsmuar luftën kundër korrupsionit, ndërsa qëllimi është që veriu të Kosovës dhe Mitrovica të mbeten të pambrojtura, dhe këtë duan ta realizojnë në mënyrën më të fëlliqur", tha Vuçiq.

Rreth këtij qëllimi ai theksoi se ka informuar institucionet ndërkombëtare dhe këtë e ka bërë edhe Marko Gjuriq drejtor (i të ashtuquajturës) zyrës së Kosovës në qeverinë e Serbisë

Nga peshkopët nuk ka kërkuar mëshirë as mbështetje

Duke fol rreth takimit me krerët e Kishës Ortodokse Serbe SPC, ai nënvizoi se nga peshkopët nuk ka kërkuar as mëshirë as mbështetje, në poliitkë po kishte shkuar të përgjigjej në pyetjet e tyre.

në bisedë kanë marr pjesë 42 peshkopë, por kishte “ një grup” të njohur në opinion që ka qasje dhe qëndrim ndryshe, disa shihej se nuk e kanë lexuar fare rezolutën 1244 as marrëveshjen e Bruskelit.

"Nga biseda shihej se kishin qëndrime nga rrjetet sociale edhe divanet e tyre, i kam ofruar dokumentet dhe i kam prezantuar dhe nuk kemi pas telashe. Nuk do të thotë të keni qëndrime të njëjta me të gjithë, ata e dinë se çdo gjë që kam thënë është e vërtetë, tha ai për RTS.

Peshkopi Ignjatije më ka thënë: " Ne kemi lindur edhe vdesim me Kosovën, ndërsa ju bëni punën tuaj".

Provokimet e zyrtarëve të Prishtinës

Lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur së fundi në Prishtinë dhe provokimeve të fundit, ai tha se i duket se popuj të caktuar në Ballkan nuk kuptojnë dhe nuk munden vetës të i gjejnë rrugën në ardhmëri.

"Nuk dua të hyj në çështjet e tyre të brendshme. Por popuj të caktuar sikur nuk kuptojnë dhe nuk mund të gjejnë rrugën vetës në ardhmëri. Rruga e vetme që shohin është urrejtja ndaj popullit serb, ndonëse do thonë jo kundër serbëve por ndaj atyre që kanë kryer krime. Nuk mund të kthehen ekonomisë as punës se nuk dinë. Disa vetëm kanë vesh rroba dhe kanë vënë kravata, janë dal nga mali dhe ashtu flasin ", ka thënë Vuçiq.

Më brengos fakti, shtoi Vuçiq se zyrtarë e Prishtinës vrapojnë në deklarata të këtilla, ndërsa nga Evropa dhe bota nuk ka reagime, as kur në kundërshtim me kushtetutën formuan ushtrinë, nuk bënë asociacionin dhe vendosen taksat ndaj mallrave serbe.

Ai përkujtoi se ka pasur deklarata verbale, ndërkohë që kanë akuzuar serbe, i kanë mbajtur nga gjashtë muaj dhe më pas i kanë liruar dhe së fundi miratuan platformën për dialog me Beogradin.
“I patëm tërhequr vërejtjen për komisionin për gjenocid- rezolutën dhe për vendimet tjera, sipas të cilave secili serb ndihet i fiksuar”, tha Vuçiq.

Edhe në ditën e zgjidhjeve do tentojnë të provokojnë përmes serbëve të tyre që janë të paktë. " Keni parë njerëz të skenës politike që kanë paralajmëruar se do të votojnë për kandidatin e Kadri Veselit, vetëm që të jenë kundër Listës Serbe. Duke shfrytëzuar edhe këtë edhe forcën policore për të arrestuar 26 policët serb dhe 15 personat kinse për korrupsion ka thënë ai.

Qëllimi i tyre është që të kryhet akti i fundit dhe marrjes së plotë të hapësirë ku jetojnë serbët., që të përmbyllin si thonë procesin dhe të sjellin serbët para aktit të kryer si kanë bërë kroatët më “stuhinë” në 1995.

"Ajo që Veseli flet për Nishin dhe Kurshumlinë (kinse dëbimin e shqiptarëve nga ajo zonë) do ishte mirë të vinte të shite si duket dhe si do të ketë sukses. Serbia do reagoj përmbajtur, qetë por do ruaj popullin e saj” tha Vuçiq.

Nga ata ne na ndanë shtoi ai, ne nuk mohojmë se kishte krime, ndonëse fotografitë e kinse dhunimeve nuk ishin nga këto hapësira por nga Arabia.

"Kur dëgjon për drejtën natyrore edhe historike në Nish dhe Kurshumli dhe marrje të territoreve ku jetojnë serbët, e vetmja që mund të thoni është ‘njerëz na shtyni në situatën ju dhe sponsorët tuaj të bashkësisë ndërkombëtare ashtu që të ruajmë popullin tonë' ", tha ai.

I pyetur cili është skenari më i keq dhe sa është i brengosur, a më afër është skenari i qetësimit apo ai tjetri, ai tha se është shumë i brengosur.

"Keni punë me njerëz që vrapojnë në deklarata, kanë vërejtur se urrejtja ndaj serbëve dhe taksat i kanë sjell popullaritet Haradinajt, tash Veseli e Thaçi tentojnë të bëjnë veprime ekstrem, si shihet vallja e çmendur nuk ka fund ", tha Vuçiq.

Kur vjen n një fazë të caktuar të marrëzisë, nuk mund të gjendej dalja, kjo situatë është me politikanët shqiptar. Serbia gjithsesi do detyrohet të reagoj. " Do të ketë shumë akte që do miratohen në Kuvendin Popullor dhe më pas nën akte që do miratohen në qeveri. Duhet të reagojmë që të jemi serioz dhe mos të humbim kredibilitetin me bashkësinë ndërkombëtare ", tha ai.

Jam i gatshëm të flas rreth Kosovës në Parlament

Absolutisht jam i gatshëm të flasin ë Kuvend për Kosovën nëse ka mundësi dhe këtë menjëherë, ka thënë Vuçiq duke shtuar se mund të paraqes raportin dhe analizën e asaj që është bërë.

"Jam gati në çdo moment, posaçërisht kur e kam të qartë se në cilin drejtim po shkojnë gjërat dhe kur nuk ka bisedime as dialog ", tha Vuçiq.

Nuk do ishte hera e parë që flas në parlament, pasi si kryeministër këtë e ka bërë shpesh në përgjigje të pyetjeve në Kuvend.

"Kjo do ishte jo vetëm obligim, por edhe mundësi të përgjigjes në çështjet e ndryshme dhe spekulimet dhe rats që njerëzit të dëgjojnë të vërtetën, andja mezi pres ", tha Vuçiq.

"Iracional-ja ka fituar në të gjitha anët, edhe në edhe në botë edhe tek shqiptarët edhe tek ne në Beograd. Tash do na duhet të mbytemi dhe ngulfatemi në vitet që janë para nesh, duke menduar se konflikti i ngrirë është zgjidhje. Shqiptarët nuk duan konflikt të ngrirë duan zgjidhje njëherë e përgjithmonë” tha Vuçiq.

"Kur keni dëshira dhe qëllime të ndryshme, atëherë problem kanë ata që duan të ruajnë status quo” vlerësoi presidenti i Serbisë.

“Vetëm kanë pritur të thonë ‘ti përfundoj këtë punë të pistë dhe ne do marrim pushtetin’” tha Vuçiq duke shtuar se për dallim nga tjerët ai nuk e bënë për pushtet e pasuri, por që prapa të le rezultate edhe politikë të mirë për ardhmëri.

Kur do kishim referendum për përcaktim kufiri me Kosovën, serbët do të ishin kundër, ndërkohë ai thotë se edhe më tutje është për atë ide.

"Isha gati të rreziko shumë, por kjo është e pamundur në kushtet kur askush nuk dëshiron të qëndroj me pushtetin ", tha Vuçiq duke shtuar se për te më me rëndësi është vullneti i popullit.

Vuçiq: Lus serbët të dalin në zgjedhje në numër sa më të madhe

Vuçiq lidhur me procesin zgjedhor ka ftuar serbët që të dielën të dalin në numër s amë të madh në zgjedhjet për kryetar të komunave në veri.

"Lus serbët të dalin në zgjedhje dhe të tregojnë sa shteti bënë për ta, të tregojnë dashuri ndaj atdheut Serbisë” tha Vuçiq.

Ai nuk fshehu se Beogradi ka raporte të mira me Listën Serbe dhe me atë ruan ndikimin në veri.

Ai po ashtu tha se pret që zgjedhjet të kalojnë qetë dhe pa telashe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat