Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka komentuar skandalin e djeshëm me foton e publikuar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ku sipas saj aty është një femër shqiptare që dhunohej seksualisht nga kriminelët serb, mirëpo ajo foto u demantua më pas sepse ajo foto i përket një faqeje pornografike të Iranit.
Mazrekaj shkruan se SHIK-u është logjistikë pronografike e UDB-së dhe Serbisë, në dëm të ushtrisë amerikane dhe gjithashtu kjo tregon aleancën mes SHIK-ut dhe sigurimit serb.
Ai thotë se deputetja Brovina duhet të tregojë se skush ia dha fotografinë porno të inskenuar për të njollosur ushtrinë amerikane dhe për ta degraduar dëshminë e Vasfije Krasniqit.
Postimi i plotë:
SHIK-u logjistikë pornografike e UDB-së dhe Serbisë, në dëm të Kosovës dhe ushtrisë amerikane
Serbia përmes SHIK-ut arriti ta degradojë dëshminë e Vasfije Krasniqit, që bëri jehonë në Kongresin Amerikan.
Në këtë mënyrë, nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, arriti edhe të komprometoj me skena pornografike edhe ushtarët amerikan.
Serbët, tash e tutje për dhunimet që u janë bërë grave e motrave shqiptare, do të thonë se janë sajesa pornografike të shqiptarëve.
Këto foto pornografike të publikuara në Kuvendin e Kosovës nga PDK, dëshmojnë aleancën mes SHIK-ut dhe sigurimit serb.
Pra, Flora Brovina duhet të tregojë se kush ia dha fotografitë porno të inskenuara për ta njollosur ushtrinë amerikane dhe për ta degraduar dëshminë e Vasfije Krasniqit, ose në të kundërtën del se edhe Flora Brovina i takon strukturës kriminale SHIK-UDB!