Zyrtare: Fillon krijimi i Katalogut për emrat shqip në Preshevë

Lajme

Zyrtare: Fillon krijimi i Katalogut për emrat shqip në Preshevë

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:13
Ragmi Mustafa

Ministri i administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale Branko Ruzic, njoftoi krijimin e Katalogut të emrave shqiptarë në Serbi. Kjo inciativë e dalur nga Këshilli Kombëtar Shqiptar dhe e përkrahur nga OSBE, është përshëndetur nga kreu i KKSH-së Ragmi Mustafa dhe autoritetet lokale në Krahinën e Preshevës, njofton “Presheva Jonë”.

“Katalogu është një gjë pozitive për emërimet e fëmijëve tanë të posalindur. Katalogu do t’ju mësojë shqiptarëve në Serbi që emrat e tyre të regjistrohen absolutisht të sakta. Kjo nënkupton që tash e tutje transkriptimi dhe intonimi i emrave të shqiptarëve do të jetë i drejtë duke u shkruar në gjuhën shqipe…” ka shpjegur sot Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së.

Me krijimine këtij Katalogu të emrave shqip, që do të nisë korrigjimi i emrave shqip nga viti 1960 e kështu..do të thotë se tash e tutje nuk do të ketë deformim të emrave të shqiptarëve. Jo më “Ilber” por Ylber, jo më “Iseni” por Hyseni, jo me “Skiprim” por “Shqipërim”. Jo më Jasarevic, por Jashari!

Media ka mësuar se ideja e këtij Katalogu të emrave shqip për shqiptarët aktualisht në Serbi, vjen nga profesori i nderuar, sot i ndjeri Isa Bajcinca nga Prishtina.

Sipas ministrit Ruzic “pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare kanë hasur probleme në ushtrimin e të drejtave të caktuara, nëse në dokumente të ndryshme personalisht transkriptuar emrin ndryshe.”

Ambasadori Oricio theksoi se Misioni i OSBE-së në Serbi do të vazhdojë të mbështesë aktivitete të tilla sikur inciativa e KKSH-së, duke synuar mundësi më të mëdha për ushtrimin e të drejtave të të gjitha pakicave kombëtare në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat