Përurohet autostrada e korridorit 10 Horogosh-Preshevë, Vuçiq nuk flet për këmbim territoresh - Bota Sot
Përurohet autostrada e korridorit 10 Horogosh-Preshevë, Vuçiq nuk flet për këmbim territoresh

Lajme

Përurohet autostrada e korridorit 10 Horogosh-Preshevë, Vuçiq nuk flet për këmbim territoresh

Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:24
Aleksandar Vuçiq

Sot është bërë zyrtarisht përurimi i autosradës së korridodit 10 që nis nga Horogosh dhe përfundon deri në autostradën e Preshevës.

“Ky projekt ka pritur për dekada të tëra, duke ofruar detin preferuar të serbëve, Greqinë ku do të shkojnë më shpejtë dhe më të sigurt”, kanë deklaruar presidenti dhe kryeministrja serbe duke e cilësuar këtë ditë si historike.

Vuçiq harroi të thotë se autostrada për qytetarët e Luginës së Preshevës e kanë me shkurt detin shqiptar (vetëm për dy orë) se sa serbët për (katër orë) detin në Greqi.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, prof. dr. Zorana Mihajloviqtha se Serbia është njohur si rruga më e shpejtë dhe se 56 milionë makina kanë kaluar nëpër vendin tonë në 2018, ose 20 milionë më shumë se në vitin 2014.

Me rastin e Përuruimit të kësaj autostrade të korridorit 10 që përfundon në viset shqiptare deri në Preshevë, Vuçiq që nga Samiti i Berlinit dhe as sot nuk ka folur për këmbimin e territoreve, apo kujt do t’i bie kjo autostradë Serbisë apo Kosovës, shkruan “Presheva Jonë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...