Jovanoviç: Kisha të mos përzihet në vendimet politike, vështirëson pozitën e Serbisë

Lajme

Jovanoviç: Kisha të mos përzihet në vendimet politike, vështirëson pozitën e Serbisë

Nga: F.B Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:34
Çedomir Jovanoviç

Presidenti i Partisë Liberale Demokratike (LDP) Çedomir Jovanoviç ka theksuar se “Kisha Ortodokse Serbe duhet të ndaloj të përzihet në vendimet politike dhe me përfshirjen e saj po vështirëson shtesë pozitën e Serbisë në bisedimet me shqiptarët e Kosovës, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Jovanoviç ka thënë se „mito-mania e të gjitha takimeve të Kishës Ortodokse Serbe, mungesa e ndjenjës së realitetit, mungesa e brengës për jetën e njerëzve dhe projektet e dështuara të nacionalizmit serbo-madh “, të cilat sipas tij, kanë „ akoma janë bastion në Kishë“, po lënë Serbinë në konfliktin e ngrirë me fqinjët e vetë.

"Vendimi për problemin e Kosovës nuk është tapi e Kishës dhe peshkopëve të saj, sikur që ata nuk kanë më shumë të drejtë se cilido qytetar tjetër i Serbisë kur bëhet fjalë për vendime të përbashkëta për një çështje me rëndësi“, thuhet në deklaratën me shkrim dhe shton se Kisha po sillet sikur mundet që pas dyerve të mbyllura të sjell ndonjë vendim që do të na obligoj.

Jovanoviç ka shtuar se „secili duhet të shikoj në pasqyrë dhe të shoh cili është çmimi i mbështetjes së tij politikës katastrofale që Serbinë e ka sjell në margjina të civilizimit modern dhe të pyes ku ka gabuar “.

"LDP nuk pranon që peshkopët të udhëheqin politikën, që Kisha të tërheq ndonjë ‘linjë të kuqe”, as që ndaj qëndrimeve të tyre të krijohet ndonjë dokument obligimi për ne", ka thënë Jovanoviç dhe ka shtuar se nuk pajtohet me atë që “secilën herë arkitektët e njëjtë të shkatërrimit përsëri të vijnë me ide të njëjta për të cilat Serbia pothuajse u zhduk si shoqëri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat