Vuçiq fton qytetarët në veri: Votoni me ndërgjegje, tregoni sa e doni Serbinë

Lajme

Vuçiq fton qytetarët në veri: Votoni me ndërgjegje, tregoni sa e doni Serbinë

Nga: F.B Më: 18 maj 2019 Në ora: 21:43
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka ftuar qytetarët e komunave në veri të Kosovës që nesër të dalin në zgjedhje për kryetar të komunave, shkruan “Telegraf”, transmeton “Bota Sot”.

“ Të dalin në zgjedhje dhe të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre në katër komunat e veriut të Kosovës – Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. Mos ta kenë vështirë, mos të mbeten në shtëpi, të dalin dhe të dëshmojnë sa e duan Serbinë dhe të dëshmojnë se do luftojnë për të ardhmen e vetë. Kjo është lutja ime për ta” ka thënë Vuçiq, për Tv Pink.

Sipas fjalëve të tij, hapja e korridorit 10 është nxitje edhe për popullin tonë në Kosovë.

“Kjo duhet të jetë një sinjal i mirë dhe sinjal edhe për ata”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat