Gjuriq: Ata që duan serbët në Kosovë, të dalin në zgjedhe dhe pamundësojnë marrjen e veriut

Lajme

Gjuriq: Ata që duan serbët në Kosovë, të dalin në zgjedhe dhe pamundësojnë marrjen e veriut

Nga: F.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 12:30
Marko Gjuriq

Drejtori i (ashtuquajturës) zyrë të Kosovës Marko Gjuriq ka bërë thirrje të gjithë atyre që duan serbët dhe ekzistencën serbe në Kosovë , të dalin në zgjedhje dhe me votën e tyre “të krijojnë beden përpjekjeve të Prishtinës që të marrin veriun e Kosovës”, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Gjuriq në një intervistë të Tv Pink ka theksuar se “ separatistët lokalë” shpresojnë që serbët nuk do të dalin në zgjedhje ashtu që të kenë sukses të shtyjnë dhe depërtojnë kandidatët e tyre.

"Dua të apeloj tek bashkëkombësit në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë, tek të gjithë ata që e duan ekzistencën dhe serbët dhe Serbinë në ato hapësira, sot duhet të dalin masovikisht dhe të krijojnë beden me votën e tyre në përpjekjet e Prishtinës që përmes procesit zgjedhor të marrin veriun e krahinës sonë autonome ", ka thënë Gjuriq.

Duke komentuar aktin që ka shpall Prishtina për ndalimin e hyrjes në Kosovë të tij, ka thënë se kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur diçka ë tillë, unë respektoj marrëveshjet por gjithë ia del të jetë me popullin tonë atje.

Gjuriq ka thënë se respekton të drejtën dhe përkujton se “ata” janë ata që shkelin të drejtën dhe që sillen në mënyrë jo civilizuese, duke shtuar se ai do sillet gjithmonë me dinjitet dhe civilizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat