Ja ku po kalon fundjavën presidenti Thaçi

Lajme

Ja ku po kalon fundjavën presidenti Thaçi

Më: 19 maj 2019 Në ora: 13:20
Hashim Thaçi, Rrustem Mustafa dhe Sejdi Rama

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi fundjavave zgjedh të shëtisë në natyrë. Sot ai ka zgjedhur Parkun Gërmia për të shëtitur.

E bashkë me të ka dal edhe Rrustem Mustafa, ish komandant i UÇK-së së  Zonës Operative të Llapit dhe anëtar i PDK-së.

Është Rrustem Mustafa ai që ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet bashkë me presidentin dhe me njërin  nga bashkëluftëtarët e tij.

“Me Presidentin dhe Sejdi Rama ecje shtigjeve në lartësitë e Gërmisë”, ka shkruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat