Jovanoviç: Dy, tre minuta fjalim në Kuvendin e Serbisë nuk ndryshon asgjë - Bota Sot
Jovanoviç: Dy, tre minuta fjalim në Kuvendin e Serbisë nuk ndryshon asgjë

Lajme

Jovanoviç: Dy, tre minuta fjalim në Kuvendin e Serbisë nuk ndryshon asgjë

Nga: F. B. Më: 19 maj 2019 Në ora: 14:53
Milosh Jovanoviç

Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Milosh Jovanoviç ka deklaruar se DSS nesër do të vendos nëse do të marrin pjesë deputetet e saj në debatin për Kosovën që do mbahet me 27 maj, ndërkohë që ai mendon se “dy tre minuta fjalim në mbledhje nuk do ndryshoj asgjë”.

Është në duart e pushtetit aktual që të përmirësoj atmosferën në dialog dhe të evitoj “helmimin” e mëtutjeshëm të shoqërisë ka thënë ai.

“Kam thënë se hapi i parë, i dytë dhe i tretë në duart e pushtetit. Këtë e kam thënë edhe herën e fundit, sepse kemi një atmosferë të helmuar në tërësi, protestat, për fat të keq mendoj se nuk kanë dhënë rezultatin që kanë mundur të japin, ndërsa në pushtetin mbetet të tregoj vullnet të mirë që të përmirësoj atmosferën” ka thënë Jovanoviç.

I pyetur nëse beson se kjo do të ndodhë, ai u përgjigj: “Jo, por nëse kjo nuk ndodh, do të kemi gjithnjë e më shumë dhunë, gjithnjë e më shumë rrahje….Kur keni dhunë verbale edhe mediale siç ka sot, kjo do të zhvendoset në fushën fizike si ndodhi dje në Knjazhevc. Unë kam qenë opozitë edhe Gjilasit edhe Tadiqit, as atëherë nuk kam qenë I kënaqur me situatën në media, por kjo tash është më e keqe” përfundoi Jovanoviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...