Ivan Gros: Kosova me taksë përveç Serbisë, po dëmton edhe regjionin

Lajme

Ivan Gros: Kosova me taksë përveç Serbisë, po dëmton edhe regjionin

Nga: F. B. Më: 19 maj 2019 Në ora: 16:50
Ivan Gros

Taksat që ka vendos Prishtina në mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë ndikim negative në ekonominë e të gjithë regjionit dhe si të tilla ato duhet të hiqen tha themeluesi i Rrjetës së zhvillimit të biznesit në Evropën juglindore (SEEBDN) Ivan Gros, shkruan “B92, transmeton “Bota sot”.

Gros në intervistën për mediat serbe ka përkujtuar se me marrëveshjen CEFTA është menduar bashkëpunimi në regjion dhe ngritja në nivel të lartë të marrëveshjet afariste si dhe që ekonomia sa më shumë të bashkohet dhe së bashku të paraqitet në tregun e tretë të ishte detyrë prioritare.

"Kjo që ka ngjarë në Prishtinë dëmton situatën jo vetëm Brenda regjionit. Vendet e zhvilluara posaçërisht ato me të cilat vendet e regjionit kanë bashkëpunim dhe kjo para së gjithave BE ku eksportohet 73 për qind e mallit, kanë dyshime dhe pasiguri për shkak të taksave që tregojnë se ka jo stabilitet në atë pjesë të regjionit", ka thënë pronari i kompanisë "Grimex" nga Vjena.

Sipas tij, kjo shprehet edhe tek investitorët, sepse secili investues që vjen në Serbi, Maqedoni, Kroaci apo Mal të Zi shikon atë si treg global e jo lokal.

"Me taksa vjen deri te çrregullimet e raportit ekonomik mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe mes Prishtinës dhe Sarajevës, kështu që investitorët mendojnë a duhet të investoj mjetet e veta në atë hapësirë", potencon Gros.

Ai ka vlerësuar se është e domosdoshme që të bëhet presion i madh ndaj Prishtinës që të heq taksën, ndërsa atë presion para së gjithave duhet të vij nga ana e ekonomisë që më se e interesuar që masat e Prishtinës mos të ndikojnë negativisht në investimet në ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat