Vuçiq: Frika e vetme që kam është situata në Kosovë, asnjë problem tjetër nuk kemi

Lajme

Vuçiq: Frika e vetme që kam është situata në Kosovë, asnjë problem tjetër nuk kemi

Nga: F.B Më: 19 maj 2019 Në ora: 17:46
Aleksander Vuçiq

Serbia duhet të vazhdojë të garoj me vetën, me mangësitë e veta, të fitoj dhe të I tejkaloj ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq një intervistë për “Telegraf”, ku kryesisht ka fol për zhvillimin ekonomik, korridorin 10 por edhe për pritjet që ka nga mbledhja e Kuvendit të Serbisë me 27 maj, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se vendi ka një ekonomi të qëndrueshme, ka investime, hapje të rrugëve, fabrikave, shkollave edhe autostradave, duke krijuar vende pune pro edhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Mirëpo Vuçiq gjatë kësaj interviste ka shprehur edhe frikën e vetme që ai ka, situatën dhe çështjen e Kosovës.

“Frikën e vetme që kam , sepse gjërat i kemi vendosur mirë, është situate në Kosovë. Asnjë problem tjetër nuk kemi “ ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se nga mbledhja e Kuvendit pret që qytetarëve të ju tregohet çka po ndodhë në të vërtetë, çka është bërë mirë, çka është gabuar dhe çfarë mund të bëhet.

Vuçiq ka thënë se nuk pret që dikush nga opozita të pajtohet me atë.

Thelbi i kësaj është se kemi të drejtë të shprehim çdo gjë që kemi bërë, çka do të bëjmë dhe cilët janë planet tona.

"Çështje e dytë se disave prej tyre nuk iu konvenon të thonë ‘ shiko këta janë të suksesshëm, prandaj humbim zgjedhjet'', por çdoherë do të jenë fajtore mediat dhe kush jo ", tha Vuçiq.

Në pyetjen nëse mbledhja e Kuvendit mund të jetë fillim I dialogut mes pushtetit dhe opozitës, ai ka thënë se dialog ka çdo ditë “ por askush nuk takohet me tjetrin, as nuk duhemi mjaft, por as të paraqitemi se duhemi shumë ".

Nuk kam shumë ëndrra, por mendoj se është me rëndësi të dëgjohen argumentimet ka thënë presidenti Vuçiq, ndërkohë që lidhur me procesin e zgjedhjeve për kryetar të komunave në veri të Kosovës ka shprehur bindjen se ato do kalojnë të qeta dhe 99 për qind e serbëve do të votojnë serbët që mbështeten nga Beogradi.

Ndërkohë lidhur me takimin e 1 dhe 2 korrikut në Paris kur është caktuar takimi për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq tha se nuk ka dyshim se nuk do të ndodhë asgjë.

"Nëse diçka në formën e dukshme të ndodhë, ndoshta më pak agresion edhe më e këndshme” kjo është pyetje ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat