Gjuriq: Do të vazhdojmë të luftojmë

Lajme

Gjuriq: Do të vazhdojmë të luftojmë

Më: 19 maj 2019 Në ora: 21:24
Marko Gjuriq

Kreu i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka mirëpritur fitoren e Listës Serbe në katër komunat në veri të Kosovës, duke thënë se ky është një lajm i mirë.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ky është dështim dhe mos sukses i atyre që bënë thirrje për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve dhe dështim i përpjekjeve të Prishtinës, që përmes kandidimit të shqiptarëve, të marrë kontrollin mbi veriun", tha Gjuriq në një konferencë shtypi në Beograd.

Ndryshe, KQZ ende nuk ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovë, të cilat u mbajtën sot, pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre komunave kohë më parë në shenjë pakënaqësie për shkak të vendosjes së masës 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat