Serbia vazhdon armatosjen: Amerika e kundërshton

Lajme

Serbia vazhdon armatosjen: Amerika e kundërshton

Më: 20 maj 2019 Në ora: 08:19
Vulin ka prezantuar dje disa mjete të reja luftarake të cilat i ka blerë Serbia.

Ministri i Mbrotjes së Serbisë, Aleksander Vulin, ka prezantuar dje disa mjete të reja luftarake të cilat i ka blerë Serbia.

Vulin ka thënë se Serbia është duke blerë teknikën më të re të armëve, në mënyrë që ushtria serbe të jetë më e fuqishme.

 “Gjithë këto makina të reja, janë blerë që ushtria e Serbisë të jetë më moderne dhe më e fuqishme”, ka thënë ai

Ditë më parë në Serbi kishin arritur edhe disa helikopterë dhe mjete të tjera luftarake të cilat Serbisë i kishin arritur nga Rusia.

Ato më pas ishin prezantuar në paradën ushtarake, në të cilën kishte folur edhe Vuçiq.

Ai kishte thënë se ato nuk po i blejnë për të sulmuar dikë, por do të përdoren në rast se Serbia sulmohet nga dikush.

E këtë paradë ushtarake e kishte udhëhequr një kriminel serb i dënuar për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjë që u kritikuar edhe nga ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat