Drecun: Populli serb në Kosovë mbrojti të drejtën për mbijetesë

Lajme

Drecun: Populli serb në Kosovë mbrojti të drejtën për mbijetesë

Nga: F.B. Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:30
Milovan Drecun

Populli serb me daljen në zgjedhje ka mbrojtur të drejtën për mbijetesë në veriun e Kosovës, në të njëjtën kohë ka dëshmuar unitet të fortë me shtetin e vetë Serbinë dhe ka treguar se problemet në periudhën e ardhshme problemet duhet të zgjidhen vetëm përmes Listës Serbe, ka thënë kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbis, Milovan Drecun, shkruan “Politika”, transmeton “Bota Sot”.

Lista Serbe në zgjedhjet e djeshme për kryetar të komunave në veri ka dëshmuar se është përfaqësuesi i vetëm i popullit serb në Kosovës, tha Drecun për RTS.

“Janë refuzuar përpjekjet e Prishtinës që eventualisht të marr udhëheqjen e katër komunave në veriun e Kosovës dhe të filloj procesi, si thotë ai bashkimit të Mitrovicës. Kanë dështuar tentimet e Prishtinës që të futet përçarje mes popullit serb dhe të realizohen interesat e tyre”, tha ai.

Drecun ka thënë se me këtë dalje në zgjedhje populli serb ka treguar se në periudhën që vjen askush nuk mund të llogaris në ndarje mes serbëve dhe në gjetjen e individëve të subjektet serbe që do të kishin veshë dëgjimi për interesat e Prishtinës, se për interesat e popullit të vetë, nënvizoi Drecun.

Ai ka theksuar se përfaqësuesit e katër komunave do vijnë në bisedime në Beograd dhe në mbledhjen e Kuvendit për Kosovën.

“Biseda do të jetë vazhdimësi e komunikimit ditor të udhëheqjes shtetërore dhe përfaqësuesve të popullit serb. Dhe me popullin serb do të bisedohet për politikën e shtetit të Serbisë në Kosovë”, tha Drecun.

Sipas tij, Vuçiq hapur do të bisedoj se me cilat probleme është ballafaquar Serbia në Bruksel dhe a ka shpresë për vazhdimin e dialogut dhe arritjen e kompromisit.

“Me rëndësi është që Kuvendi po punon  me tërë kapacitetin. Obligim i deputetëve është që të dëgjoj presidentin se si shkojnë bisedimet në bazë të rezolutës së vitit 2013, në bazë të cilës janë zhvilluar bisedimet e Brukselit, e cila hapur thotë se Serbia asnjëherë nuk do të njoh Kosovën, por është e gatshme në bisedime  për zgjidhje gjithëpërfshirëse”, tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat