“Koha për revoltë”, pas pafajësisë së Sami Lushtakut

Lajme

“Koha për revoltë”, pas pafajësisë së Sami Lushtakut

Nga: N.Sh Më: 20 maj 2019 Në ora: 10:54
Sami Lushtaku

Pas lirimit nga gjykata nga akuzat në rastin e njohur KEK II për Sami Lushtakun dhe disa të tjerë, opinionisti Nexhat Haziri, thotë se është koha për revoltë.

Haziri përmes një postimi në Facebook, me ironi ka falënderuar Beqir Kalludrën për “kontributin” e tij, në lirimin e Sami Lushtakut.

Haziri tutje shprehet se “kriteri” i fundit për liberalizmin e vizave u përmbush nga lirimi i Lushtakut.

Ja postimi i plotë:

KOHA PER REVOLTE

Sami Lushtaku shpallet i pafajshëm për korrupsion ne rastin KEK-u.Të pafajshëm janë shpallur edhe ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni, Hoxha dhe ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Arben Gjukaj, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

-Urime liberalizimi i vizave. Falenderojme Beqir Kalludren per kete "kontribut" ne permbushjen e "kriterit" te fundit per liberalizimin e vizave. Koha per revolte !(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat