Në një fshat të Istogut dy femra shqiptare u dhunuan nga tre serbë civilë

Lajme

Në një fshat të Istogut dy femra shqiptare u dhunuan nga tre serbë civilë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:17
Ilustrim

Ushtria dhe policia serbe në momentin kur pësonin shkatërrime dhe humbje nga forcat e NATO-s dhe ato të UÇK-së, mllefin e tyre e shfrynin ndaj popullatës civile shqiptare.

Përpos maskarave deri në gjenocid, serbët gjatë luftës së viteve 1998-1999 kryen edhe mijëra dhunime të femrave shqiptare. Besohet se gjatë kësaj periudhë janë dhunuar rreth 20 mijë femra kosovare.

Për këto dhunime askush nuk është gjykuar as në Kosovë dhe as në Serbi, e lërë më të dënohet.

Ballkani në serinë e raportimit për këto krime monstruoze serbe, ditëve të kaluara ka publikuar ekskluzivisht raporte të policisë dhe ushtrisë serbo-jugollsave për dhunime në Pejë dhe në një fshat të Gjakovës.

Dhunimet janë kryer kryesisht pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, pra gjatë muajve mars, prill dhe maj.

Sot, Ballkani.info ekskluzivisht publikon raportin e forcave serbe për dhunimin e dy femrave në një fshat të Istogut (emrin e fshatit nuk do të publikojmë për arsye etike). Në këtë raport potencohet se bëhej fjalë për tre serbë të armatosur, por civilë. Po ashtu në raport janë të publikuar edhe emrat e serbëve.

Bëhej fjalë për datën 1 maj të vitit 1999.

Në raportin e forcave serbe thuhej se më këtë datë, rreth orës 2 të mëngjesit, në shtëpinë e A. D., hyjnë tre persona të maskuar dhe të armatosur. Pas maltretimit tw atyre që ishin në shtëpi, nga aty i nxjerrin dy femra R.G. dhe R.SH (emra të njohur për redaksinë) dhe i dërgojnë tek livadhi fqinj ku një person dhunon femrën me emrin G., kurse dy te tjerë femrën me emrin SH.

Hetimin për këtë akt kriminal, sipas raportit, e kanë kryer dy punonjës të Zyrës së Punëve të Brendshme në Istog.

“Është bërë edhe kontrolli gjinekologjik. Gjatë hetimit të rastit janë zbuluar edhe kryerësit e veprës, Sedlareviq Srbolub (civil) dhe Teodoroviq Vojisllav i quajtur “Ria” (civil). Ata janë arrestuar, derisa Rajçiq Ivan (civil) është në arrati. Kryerësit të veprës Sedlareviq Srbolub i është caktuar masa e paraburgimit. Është ngritur kallëzim penal KU numër 26/99 kundër kryerësve të veprës dhe i është dorëzuar Prokurorit të Qarkut në Pejë”, thuhet në fund të raportit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat