Kocijançiq: BE nuk mbështet iniciativën e Veselit për Gjykatë për serbët

Lajme

Kocijançiq: BE nuk mbështet iniciativën e Veselit për Gjykatë për serbët

Nga: F.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 06:24
Maja Kocijançiq

Maja Kocijançiq ka reaguar në interpretimin e gabuar në mediat e Prishtinës lidhur me iniciativën e Kadri Veselit për krijimin e tribunalit ndërkombëtar për krimet e supozuara në Kosovë, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq këtë reagim e bëri pas interpretimit të gabuar përkatësisht publikimit në mediat në Prishtinë të iniciativës së kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli për gjykatën për krimet serbe në Kosovë.

Ajo me këtë rast ka thënë se “ qëndrimi I BE-së është I qartë se duhet të ekzistoj përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi në vitet 90-të të shekullit të kaluar ", por për shkka të raportimeve të gabuara në media rreth kësaj I është dashur që në deklaratën e re të mohoj se BE mbështet iniciativën e Veselit.

"Duam të sqarojmë se Bashkimi Evropian nuk është  e kyçur në iniciativën e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Gjykatës së re ", ka thënë Kocijançiq.

Mediat në Prishtinë kanë publikuar se në sqarimin e saj ka shtuar se “BE mendon se kuadri ligjot ekzistues mundëson hetimin dhe ndjekjen e të gjithë të dyshuarve për krime lufte në Serbi dhe në Kosovë” dhe se "ajo që është e nevojshme është kujdesi më I madhe dhe vendosmëria e dy vendeve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat