Vulin po kërkon nga NATO që t’i kërkojë Serbisë falje për çdo serb të vrarë

Lajme

Vulin po kërkon nga NATO që t’i kërkojë Serbisë falje për çdo serb të vrarë

Më: 21 maj 2019 Në ora: 12:33
Aleksandër Vulin

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin, pret që NATO të kërkojë falje ‘jo vetëm për civilët serbë që u vranë gjatë bombardimeve më 1999, por edhe për çdo polic dhe ushtar serb”.

Këto komente ai i ka bërë gjatë shënimit të përvjetorit të bombardimeve të një prej spitaleve në Beograd.

Vulin ka thënë se ‘askush nuk ka të drejtë t’i vrasë ushtarët dhe policët e një vendi të lirë”.

“Duhet të kërkojnë falje nga prindërit e tyre, nga familjarët e tyre”, ka thënë Vulin.

“Askund në botë nuk ndodh që një spital t ëjetë target i një sulmi dhe kjo që ka ndodhur nga NATO më 1999 është thjesht agresion”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat