Jovanoviç: Vuçiq duhet t'i jap llogari Kuvendit për Kosovën

Lajme

Jovanoviç: Vuçiq duhet t'i jap llogari Kuvendit për Kosovën

Nga: F.B Më: 21 maj 2019 Në ora: 19:34
Aleksandar Vuçiç

Nënkryetari i Partisë Popullore Nikola Jovanoviç ka deklaruar sot se “presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duhet qytetarëve dhe parlamentit t'i jap llogari për Kosovën dhe të parashtrojë raport të shkruar për bisedimet që ka udhëhequr në shtatë vitet e shkuara si dhe platformën për bisedime të ardhshme”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

"Qëndrimi i Partisë Popullore është i qartë, thirrja e mbledhjes së 27 majit është mundësi e mirë Vuçiqin ta shpiem në pastrim. Nëse ai paraprakisht paraqet platformën në formë të shkruar, sado të jenë gjasat që këtë ta bëjë ai me të vërtetë është minimalja dhe ia vlen të shqyrtohet pjesëmarrja në mbledhje. Nuk është thelbi kthimi në parlament, por që Vuçiq të jap llogari dhe të zbulohet ai", tha Jovanoviç.

Jovanoviç ka thënë se Kosova për Partinë Popullore është çështje jashtëzakonisht e rëndësishme shtetërore dhe kombëtare dhe nuk është e gatshme në asnjë mënyrë të bashkëpunoj  ose bëjë kompromis me regjimin në lidhje me kufijtë dhe sovranitetin e Serbisë.

"Nuk është fshehtësi se në partitë opozitare ka dallime në lidhje me çështjen e Kosovës. Ne popullorët mendojmë se nuk duhet lëshuar Vuçiqin që të “gëlltis zhabën” dhe të lejoj Prishtinën të bëhet anëtare e OKB-së, sepse të huajt do të lëshojnë ujin teposhtë. Në të kundërtën nuk guxojmë të mbyllim sytë por do bëjmë gjithçka që të e vështirësojmë këtë", tha Jovanoviç.

Jovanoviç ka shtuar se çështja e Kosovës nuk mund të shikohet si çdo çështje tjetër dhe për këtë Vuçiq duhet të sqaroj parlamentin dhe qytetarët çfarë ka bërë në shtatë vitet e shkuara, çka është pajtuar me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe Thaçin.

"pse iu ka dorëzuar institucioneve të Prishtinës gjykatat serbe në veri, policinë, organet e pushtetit lokal, pse ka lejuar prefiksin e telefonisë dhe ka lejuar anëtarësimin në Komitetin Ndërkombëtar Olimpik dhe këtë derisa thoshte se udhëheqim 5:0 në bisedime", tha ai.

Jovanoviç theksoi se mendon s mbledhja e ardhshme e Kuvendit të Serbisë do të tregoj se Vuçiq nuk ka platformë për Kosovën dhe se platforma e vetme e tij është premtimit huajve në voton 2012 se do të heq dorë nga krahinë jugore serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat