Ky është personi që u largua me forcë nga ceremonia e masakrës së Dubravës

Lajme

Ky është personi që u largua me forcë nga ceremonia e masakrës së Dubravës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 15:05
Shefqet Kabashi

Shefqet Kabashi, dëshmitar në rastin e gjykimit të Kryeministrit Ramush Haradinajt në Hagë, u mundua të prishë ceremoninë e 20 vjetorit të masakrës serbe në burgun e Dubravës e cila po mbahej në ambientet e këtij burgu.

Me të filluar ceremonia nga moderatorja e ngjarjes, Shefqet Kabashi ka dalur në mes të skenës duke bërtitur drejt të pranishmëve.

Ai është dëgjuar duke thënë se “ju ma keni marrë bukën. Qeveria më ka shpall tradhtar e tash nuk janë këtu”, tha ndër të tjera Kabashi.

Menjëherë ka ndërhyrë gardianët e burgut dhe e kanë arrestuar.

Në këtë ceremoni e kishte konfirmuar pjesēmarrjen edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por në momentin e fundit e ka anuluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat