Sot u bënë 20 vite nga masakra e Dubravës dhe akademia përkujtimore e kësaj masakre nuk kaloi pa incidente.
Shefqet Kabashi, i mbijetuari i kësaj masakre doli para të pranishmëve dhe iu drejtua krerëve të shtetit se nuk e meritojnë të jenë prezent në këtë manifestim, përcjell Bota sot.
Në këtë video që po ju sjellim, shihet derisa Kabashi del para rë pranishmëve, ndërsa që prezantuesja mundohet ta qetësojë situatën.
"Marre duhet me ju ardhur, ju nuk duhet me qenë këtu...Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qyky Kuçi e qyky Njazia e qyky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë ... Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist", tha ai.
Ndërsa, drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi ishte i pari i cili tentoi ta pengojë Kabashin madje me forcë u mundua ta largojë, duke i thënë se ka kush vendos rend këtu.
Policët ndërhynë për ta larguar atë nga ambientet e burgut, ndërsa që derisa largohej, ai tha: "Unë ha shqip ju na keni bë ma zi se shkijet”.