Detaje të reja: Flet njëri nga pesë të arrestuarit me Shefqet Kabashin, tregon për armën e konfiskuar

Lajme

Detaje të reja: Flet njëri nga pesë të arrestuarit me Shefqet Kabashin, tregon për armën e konfiskuar

Nga: N.Sh Më: 22 maj 2019 Në ora: 18:01
Arma e konfiskuar

Policia e Kosovës në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Dubravës, ka arrestuar pesë persona ndër ta edhe ish ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashin.

Përmes lidhjes telefonike, njëri nga të arrestuarit ka treguar për gazetën “Bota sot”, se përveç Shefqet Kabashit, të gjithë të tjerët janë liruar.

Ai ka treguar, se arma e cila është gjetur në veturën e Shefqet Kabashit, nuk është e tina.

Ndërsa, përmes një komunikate për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pesë persona janë arrestuar pas ceremonisë përkujtimore të Masakrës së Dubravës.

Njëri nga të arrestuarit ishte edhe i mbijetuari i kësaj masakre, Shefqet Kabashi, të cilit i është sekuestruar një armë zjarri.

“Policia e Kosovës sot me datë 22.05.19 me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, konkretisht Stacioni Policor Istog ka zbatuar një Plan Operativ për siguri në perimetrin e jashtëm tek Qendra Korrektuese në Dubravë. Në momentin e fillimit të ceremonisë rreth orës 13:30 brenda perimetrit të burgut, përderisa moderatorja ishte duke i prezantuar mysafirët pjesëmarrës, shtetasi Sh. K. (m./K./sh.) ka prishur rendin dhe qetësinë publike në këtë ceremoni”, thuhet në komunikatë.

Tutje Policia thotë se oficerët korrektues kanë intervenuar dhe e kanë larguar të dyshuarin e lartcekur nga vendi ku po mbahej ceremonia si dhe disa persona tjerë që ishin bashkë me të, duke i dërguar ata jashtë perimetrit ku gjendeshin zyrtarët policor të Policisë Kosovës të cilët pastaj i kanë arrestuar 5 (pesë) personat e dyshuar.

“Në automjetin e të dyshuarit Sh. K. është gjetur një armë zjarri (pistoletë) të cilën e posedonte pa leje dhe arma është konfiskuar. Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit në stacionin policor Istog”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat