Qëndroi 382 ditë pa ngrënë për të humbur peshë

Lajme

Qëndroi 382 ditë pa ngrënë për të humbur peshë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 10:54
Angus Barbieri

Ka dieta, pastaj dieta ekstreme dhe i fundit është rasti i Angus Barbieri. Ai mban rekordin botërore të dietës duke qëndruar 382 ditë pa ngrënë.

Për të treguar historinë e një rekordi që nuk mund të kapërcehet kurrë, duhet të ktheheni në kohë deri në vitin 1965.

Ishte koha kur një 27-vjeçar u regjistrua në spitalin Maryfield në Skoci. Ai ishte Angus Barbieri, i cili vuante nga obeziteti ekstrem. Kur arriti në spital ai peshonte 207 kg.

Pas analizave, mjekët i rekomanduan një periudhë të shkurtër agjërimi.

Ideja e mjekëve ishte kufizimi i të ngrënit me shpresën se stomaku i tij do të tkurrej, duke zvogëluar oreksin e tij dhe aftësinë për të ngrënë sasi të mëdha ushqimi.

Megjithatë, pas kalimit të kohës, mjekët vunë rese Barbieri nuk po vuante nga uria, kështu që vendosën ta zgjasin agjërimin në mënyrë të mbikëqyrur.

Por ajo çfarë ndodhi më pas i habiti të gjithë. Agjërimi i tij duhet të zgjaste 40 ditë por ai vazhdoi të mos hante duke mos dëgjuar këshillën e mjekëve.

Terapia, e cila në realitet ishte gjithashtu një lloj eksperimenti, përfundoi me sukses të plotë më 11 korrik 1966. 

Barbieri humbi deri në 125 kilogram duke arritur peshën e tij të ëndrrave.

Për më tepër, siguroi mjekët se ai ndihej më mirë se kurrë më parë.

Dieta e tij përmbante vitamina dhe maja, veçanërisht vitamina C.

Në raste të rralla pacientit iu dha qumësht dhe sheqer.

Pavarësisht hypoglycemisë pacienti nuk tregoi ndonjë simptoma të tjera të përkeqësimit të shëndetit. Mirëqenia e tij u përshkrua si e mirë në raport.

Pas përfundimit të “agjërimit”, Angusi hante një vezë të zier për mëngjes me një copë bukë dhe gjalpë dhe një kafe. Sipas Angus, deri në atë kohë, ai pothuajse kishte harruar plotësisht se çfarë shije kishin ushqimet. Në vitin 1971, Angus Barbieri hyri në Librin e Rekordeve të Guinness dhe emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë aty, sepse u vendos që të mos mbaheshin më dieta të ngjashme që mund ti rrezikojnë jetën njerëzve.

Disa vite pas ndërprerjes njëvjeçare të të ngrënit, ai peshonte 88 kilogram dhe kishte shëndet të mirë. Barbieri në 1990 si një baba i lumtur i dy fëmijëve.

Por mjekët këshillojnë kundër ideve të ngjashme. Pasi në shumë histori, terapi të ngjashme me atë të Barbierit, përfunduan jo duke hequr kilet e panevojshme por duke humbur jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat